Futbollisti që përfaqëson Gjermaninë në këtë ekip ka arritur të futet, pasi që Valencia nuk ka pësuar asnjë humbje në shkurt dhe puna e tij ishte kyçe për këtë sukses –njofton federata përmes faqes zyrtare, transmeton koha.net
Portieri i muajit shkurt është Sergio Alvarez i Celta Vigos. Në mbrojtje, krahas Musafit janë edhe Gaya i Valencias, Cabrali i Celta Vigos dhe Rosales i Malagas.
Në mesfushë janë: Daniel Parejo (Valencia), Isco (Real Madrid) dhe Michael Krohn-Dehli (Celta Vigo).
Sulmin më të mirë të muajit shkurt e përbëjnë: Lionel Messi (Barcelona), Alberto Bueno (Rayo Vallecano), Antoine Griezmann (Atletico Madrid). /Telegrafi/