Lideri i deritanishëm pësoi në udhëtim te Athletic Bilbao (1-0) duke bërë që Blaugranët ta shfrytëzonin rastin pas fitores mbresëlënëse ndaj Rayo Vallecanos (6-1), në të cilën Lionel Messi shënoi het-trik duke u barazuar me Cristiano Ronaldon (me nga 30 gola), ndërsa dy gola i shënoi Luis Suarez, i cili dalëngadalë po e kthen formën që e pati te Liverpooli.
Këtë javë u bë hero mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, i cili shënoi golin e barazimit kundër kampionit në fuqi, Atletico Madrid (1-1).
Fomacioni i javës së 26-të në La Liga (4-3-3):
Portier: Gorka Iraizoz (Athletic Bilbao).
Mbrojtës: Jordi Alba (Barcelona), Shkodran Mustafi (Valencia), Mateo Musacchio (Villarreal), Allan Nyom (Granada).
Mesfushorë: Vitolo (Sevilla), Tomas Pina (Villarreal), Inaki Williams (Athletic Bilbao).
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Aritz Aduriz (Athletic Bilbao), Luis Suarez (Barcelona).
/Telegrafi/