Kampioni i botës Shkodran Mustafi ka mundësi të lëshojë klubin e Valencias në fund të sezonës.
Mbrojtësi 24 vjeçar këtë deklaratë e bëri për SID.
“Nuk e di. Mund të ndodhë, që transferimi të jetë pjesë e bisedimeve. Përderisa unë zhvillohem, nuk do desha të transferohesha”, tha mbrojtësi shqiptar.
Mustafi nuk do jetë pjesë e garave ndërkombëtare me klubin e Valencias pas një sezone të dobët në La Liga.
“Me rëndësi është që të mos mësoj gjuhë të re”, tha më tej Mustafi, përcjell botasot.info, duke pasur parasysh që të mos shkojë në ligat ku nuk ka luajtur më parë.
Kontrata e tij vlen deri në 2019, ndërsa vlerësohet 20 milionë euro. Klubet e interesuar për të janë Borussia Dortmund, Juventus, Atletico Madrid dhe Inter. Ai mund të shitet me vlerë prej 50 milion euro