Mbrojtësi shqiptar i Gjermanisë, Shkodran Mustafi ka folur për Kampionatin Evropian “Francë 2016”.
Mustafi shënoi golin e parë te Gjermanisë në fitoren kundër Ukrainës.
“Pancerat” të enjten takohen me Poloninë. Mustafi mendon se një kampionat të tillë nuk ka skuadra të dobëta.
“Në një konkurrencën të tillë nuk ka ekipe të dobët. Çdo ekip lufton kundër ekipeve tjera kombëtare, për ketë arsye nuk ka ekipe të lehta për tu përballur”, ka thënë Mustafi.
Ai shpreson se Gjermania do të tregojë formë të mirë edhe në sfidën kundër Polonisë.