Mbrojtësi shqiptar i përfaqësueses së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ka thënë pas fitores ndaj Anglisë se është një fitore e mrië për të dhe ekipin.
Gjermania me rezultat minimal mposhti Anglinë në miqësoren e zhvilluar të sonte (e mërkurë) mbrëma.
Golin e vetëm në këtë takim e raelizoi Podolski, për të cilin ishte ndeshja e fundit në fanellën e kombëtares gjermane.
Dhe, Mustafi u tregua i ngazëllyer me fitoren dhe faktin se Podolski u përshëndet në mënyrën më të mirë nga kombëtarja.
“Fitore e mirë, dhe më e rëndësishmja është një fitore e fundit e madhe për Podolskin. Shoku im do të na mungosh në kombëtare”, u shpreh Mustafi në postimin e tij në Facebook.
Mustafi ishte në bankën rezervë në këtë takim. /Telegrafi/