Shkodran Mustafi është shprehur i lumtur që shënoi golin e parë për Gjermaninë në një ndeshje shumë të rëndësishme.
Mbrojtësi shqiptar realizoi golin e parë për Die Mannschaft në ‘Euro 2016’, përderisa kjo përfaqësuese fitoi me rezultat prej 2-0 kundër Ukrainës.
“Goli im i parë për Gjermaninë dhe kaq i rëndësishëm. Tri pikë që në fillim”, ka shkruar Mustafi në Facebook.
Ndryshe, ai është shqiptari i parë që shënon gol në një Kampionat Evropian.