Telegrafi

Mustafi gol fantastik me kokë (Video)

Gjermania ka kaluar në epërsi kundër Ukrainës në ndeshjen e vlefshme për Grupin C.

Përballja që po zhvillohet në Lille dhuroi disa momente interesante në minutat e para, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 19-të.

Pas një harkimi të Kroos nga gjuajtja e lirë, Shkodran Mustafi kërceu më së larti për të shënuar me kokë.

Ky është goli i parë i mbrojtësit shqiptar me përfaqësuesen e Gjermanisë në turnetë e mëdha. Njëherësh, ai është shqiptari i parë që shënon në një Evropian. /Telegrafi/