Gjermania ka triumfuar kundër Italisë në kuadër të miqësoreve para evropianit France 2016 me rezultat 4:1.
Shkodran Mustafi, mbrojtësi i kombëtares gjermane, ka folur rreth kësaj fitoreje duke u shprehur se është krenar me kombëtaren gjermane.
“Madhështore ishte ndeshja e mbrëmshme. Jam i lumtur me faktin se jam pjesë e kombëtares”, ka shkruar ndër të tjerash Mustafi në llogarinë personale në Instagram.
Gjithashtu pohoi se ndihet mirë edhe me faktin e rikthimit nga lëndimi të Mario Gotzes, i cili realizoi gol kundër italianëve të Antonio Contes. /Telegrafi/