Shkodran Mustafi ka dhënë një intervistë për ueb-faqen zyrtare të kombëtares së Gjermanisë.
Mbrojtësi, i cili me kombëtaren gjermane u shpall kampion i botës në vitin 2014, ka zbuluar se çfarë bën në minutat e fundit para fillimit të kampionatit evropian të futbollit.
“E mendoj ndeshjen në lojën time. Çfarë mund të pritet prej meje? Cilat janë detyrat e mia? Ku duhet të qëndrojë kur sulmuesi vrapon drejt meje? Kur duhet ta luaj kurthin e ofsajdit?”
“Është e vështirë për të vendosur për këto opsione gjatë ndeshjes. Kështu që është mira që këto ide t’i keni të qartë dhe të reagoni shpejt kur duhet”, ka deklaruar Mustafi.