Site icon Telegrafi

Mustafi e quan Arifin patericë të Vuçiqit e Daçiqit

Kuvendi Komunal i Preshevës sot (e diel) ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, të cilën sipas dokumentit të siguruar nga Telegrafi thuhet se është shqyrtuar situata aktuale politike dhe dalja nga bllokimi i Kuvendit Komunal.

Gjithashtu sipas këtij dokumenti pikë tjetër e rendit të ditës në këtë seancë ka qenë edhe miratimi i rishikimit të buxhetit për vitin 2023.

Por kritika të shumta pati për mënyrën e thirrjes së ksaj seance dhe mbajtjen e saj.

Lexo po ashtu Tha se dirigjohet nga Beogradi, Arifi e quan shpifëse Ardita Sinanin

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani tha se për herë të parë në historinë e Kuvendit Komunal në Preshevë, është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për zgjatje të jetës politike të Shqiprim Arifit, derisa këtë të fundit e akuzoi për bashkëpunim me Beogradin.

Ndaj mbajtjes së kësaj seance ka reaguar edhe Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Mustafi e ka akuzuar Arifin për pazare me Vuçiqin duke e quajtur patericë të presidentit serb dhe kryediplomatit Ivica Daçiq.

“Turpi i së dielës. Pazari i së shtunës. Pushtet i shantazhit. Paterica të Vuçiqit e Daçiqit. Gërdia e Preshevës”, ka shkruar Mustafi, derisa ka shpërndarë një fotografi nga mbledhja e sotme. /Telegrafi/

Exit mobile version