Site icon Telegrafi

Mustafa takon Vokrrin, premton që stadiumet do të ndërtohen

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar të parin e FFK-së, Fadil Vokrrin.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Shala.

Mustafa shprehi përkrahjen e tij për futbollin dhe ndërtimin e stadiumeve, ndërsa theks të veçantë në këtë takim kishte edhe ndeshje me Islandën.

“Gjatë një takimi që pata sot me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ku ishte i pranishëm edhe ministri Kujtim Shala, theksova përkrahjen e Qeverisë për futbollin kosovar, veçmas në kompletimin e infrastrukturës dhe në ndërtimin e stadiumeve”.

“Shqyrtuam shumë aspekte ku, me përkushtim të përbashkët, mund të arrijmë rezultate konkrete”.

“Natyrisht, folëm edhe për përballjen e së premtes me Islandën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2018, që pritet me entuziazëm të madh nga “Dardanët” dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në facebook.

Kosova luan me Islandën me 24 mars në Loro Boriqi të Shkodrës. /Telegrafi/

Exit mobile version