Telegrafi

Mustafa: Serbia po bën përpjekje për të asimiluar shqiptarët e Luginës (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës Ragmi Mustafa, thotë se Serbia po bën përpjekje për të asimiluar shqiptarët.

“Kjo sjellje e Serbisë pa dyshim është përpjekje e vazhdueshme për të asimiluar shqiptarët, por aq më shumë u jep forcë shqiptarëve që të këmbëngulin në këto të drejta dhe të identifikohen me flamurin kombëtar – siç identifikohen shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjithandej. Prandaj, një përpjekje e vazhdueshme e Shqipërisë në këtë fushë duhet të jetë më e intensifikuar në një shkallë më të lartë”, tha Mustafa për Oranews.