Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar kandidatët që nuk respektojnë vendimet e partisë, të cilat kanë të bëjnë me mospërdorimin e posterëve për fushata.
Përmes Facebookut, Mustafa ka paralajmëruar se LDK do të ua publikojë emrat të gjithë atyre kandidatëve që nuk respektojnë vendimin e partisë për të mos përdorur posterë gjatë kësaj fushate, para zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.
Postimi i plotë i Mustafës:
“LDK do të publikojë emrat e atyre që nuk respektojnë heqjen dorë nga posterët, që dëmtojnë ambientin dhe buxhetin e partisë. Do të kërkojmë që dënimet t’i paguajnë ata që thejnë rregullat dhe se nuk do të kërkojmë votë për ata/ato nga qytetarët dhe anëtarësia e LDK-së”, ka paralajmëruar Mustafa. /Telegrafi/