Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se njerëzit që i dhanë aq shumë lirisë së Kosovës po e japin besimin e tyre të sinqertë për zhvillimin e atdheut, duke përkrahur koalicionin e shpresës.
Mustafa në rrjetin social Facebook “Entuziazëm i papërshkrueshëm në takimin me banorët e Krushës. Njerëzit që i dhanë aq shumë Lirisë së Kosovës sot po e japin besimin e tyre të sinqertë për zhvillimin e Atdheut duke përkrahur Koalicionin e Shpresës, të prirë nga LDK-ja”.