Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Isa Mustafa është duke dhënë interpelancën e tij e kërkuar nga deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj në lidhje me shfrytëzimin e thëngjillit nga miniera e Sibovcit.
Sipas Mustafës, ekzistojnë arsye që në Kuvend të diskutohet për këto probleme që preokupojnë qytetarët, por tha nuk pajtohet me pikat e një rezolute që propozoi deputetja Kadaj.
Mustafa tha se sa i përket themelimit të Korporatës së Thëngjillit, kjo është në harmoni me legjislacionin në fuqi.
Sipas kryeministrit, procedurat e marrjes së pronave për interes publik kryhen nëpërmes Ligjit për Shpronësim dhe për zhvendosje.