Site icon Telegrafi

Mustafa: Koalicioni ynë siguron mirëqenie për qytetarët

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa të enjten mbajti tubim zgjedhor në Lipjan, ku shpalosën programin qeverisës dhe prezantuan kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AAK-Alternativa, Avdullah Hoti, me këtë rast u shpreh i bindje për fitoren e këtij koalicioni në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kurse, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se PDK është treguar e pabesë dhe se LDK nuk do të bëjë në asnjë moment koalicion me këtë parti.

“Koalicioni ynë ka vlera zhvillimore që siguron mirëqenie për qytetarët dhe ne nuk do t’ua japim shansin për Fillimin e ri. Ata do të shkojnë në opozitë”, ka thënë Mustafa.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se pas 11 qershorit misioni Fillimi i Ri nuk do të qeverisë me Kosovën.

“Unë e vulosi atë çka tha kryeministri, se nuk ka koalicion me koalicionin kundërshtar, sepse është Fillimi i Fundit. Kosovën nuk do ta udhëheqin hajnat dhe njerëzit e pa ditur”, ka thënë Pacolli.

Edhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa siguroi lipjanasit se nuk do të bëjnë koalicion asnjë herë me PDK-në. /KP/

Exit mobile version