Site icon Telegrafi

Mustafa: Koalicioni jonë është koalicion i dijes

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se qyteti i Pejës është “shembulli më i mirë se si qeveriset mirë”.

“Si thotë Gazmend Muhaxheri, LDK e ka pas e do ta ketë Pejën për 40 vjet”, ka thënë Mustafa në tubimin elektoral të mbajtur në qytetin e Pejës, njofton Klan Kosova.

“LDK është shtëpi e përbashkët e jona”, ka shtuar Mustafa, kur ka folur edhe për partnerët tjerë të koalicionit. “Pacolli (Behgjet) i ka vënë krahun këtij koalicioni që është shtëpia jonë e përbashkët”.

Mustafa ka theksuar se ata janë koalicion i dijes që ofron ndryshimin.

“Ne kemi ekspertë që dinë të bëjnë hapjen e vendeve të punës. Ne merremi me punë që ju jeni të interesuar”, ka përfunduar ai.

Exit mobile version