Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, thotë se banorët e e lagjes “Kodra e Trimave” dhe më gjerë, nën drejtimin e kryetarit Ismet Beqiri, ua kanë konfirmuar fitoren e Koalicionit të Shpresës, në këtë zonë të rëndësishme të kryeqytetit.
Këto komente ai i bëri përmes një postim në Facebook, pas takimit që patën me strukturat e LDK-së në lagjen Kodra e Trimave.
Postimi i plotë:
Entuziazëm dhe aktivizëm i madh në Degën e Parë në Prishtinë, vatër e rëndësishme e fitoreve të LDK-së.
Banorët e Lagjes Kodra e Trimave dhe më gjerë, nën drejtimin e kryetarit Beqiri, na e konfirmuan fitoren e Koalicionit të Shpresës, në këtë zonë të rëndësishme të kryeqytetit.
I pranishëm ishte edhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Partive Popullore Evropiane, Patrick Voller, i cili shprehu përkrahjen e Familjes më të madhe të partive në Evropë për kryeministrin e ardhshëm, Avdullah Hoti, që të vazhdojë sukseset e Qeverisë së deritashme të Kosovës, të prirë nga LDK-ja.
#BashkëTëVendosur