Site icon Telegrafi

Mustafa: Askush më mirë se LDK nuk di ta zhvillojë ekonominë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë një takimi me strukturat e LDK-së në Fushë Kosovë, ka thënë të martën se askush më mirë se LDK-ja dhe kuadrot e saj nuk kanë njohuri, përvojë dhe program për ta zhvilluar ekonominë.

“Ne jemi të interesuar që të punojmë më tepër në fushën e zhvillimit ekonomik. Fokus e kemi zhvillimin ekonomik në Fushë Kosovë dhe të gjitha komunat tjera. Ne synojmë të krijojmë më shumë hapësira për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, hapësira për punësim të të rinjve dhe perspektivës së jetesës. Jam i bindur se askush më mirë se LDK-ja nuk i njeh punët e aspektit zhvillimor, kemi kuadro profesional, program të detajizuar dhe Strategjinë e Zhvillimit Lokal e cila do të zbatohet në Fushë Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Ai potencoi se Fushë Kosova është një komunë që LDK-ja gjithmonë ka fituar, sepse i ka dhënë një vlerë të shtuar.

Avdullah Prebreza, kryetar i Degës së LDK-së në Fushë Kosovë, ka thënë se nga 29 kandidatët për Asamble Komunale, 21 janë kandidatë të rinj dhe kjo dëshmon për hapësirat që iu japin kuadrove të reja.

“Jam i bindur në fitoren e LDK-së në Fushë Kosovë, pasi që të gjitha premtimet që i kemi dhënë në mandatin e kaluar i kemi përmbushur. Ne kemi qenë dhe mbetemi bastion i LDK-së”, ka thënë Prebreza.

Exit mobile version