Gjenerali i pensionuar i Ushtrisë së Serbisë, Bozhidar Deliq ka ndërruar jetë sot në Moskë.
Deliq, i cili ishte zgjedhur nën-kryetar i Kuvendit të Serbisë, ka qenë komandant i Brigadës së Motorizuar 549, që ka marrë pjesë në kryerjen e shumë krimeve ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë.
Lidhur me këtë ka reaguar eksperti i sigurisë Agim Musliu, duke thënë se kryeqyteti rus po bëhet varreza e kriminelëve serbë të luftës.
“Moska po bëhet varreza e kriminelëve serbë të luftës. Pas Veljko Kadijeviq (vdiq në Moskë, 2014), më pas Mira Markoviq (vdiq në Moskë, 2019) – sot në Moskë vdiq Bozhidar Deliq, i cili është përgjegjës për shumë vrasje gjatë luftës në Kosovë”, thekson Musliu në Twitter.
#Moscow is becoming the graveyard of #Serb war criminals. After #Kadijevic (died in Moscow, 2014), then #Mira (died in Moscow, 2019) – the wife of Milosevic, #Bozidar_Delic, who is responsible for many murders during the war in Kosovo, died today in Moscow. pic.twitter.com/WasYpNzPSm
— Agim Musliu (@agim_musliu) August 23, 2022
Përveç reagimit nga Kosova, kundër këtij emërimi ishin deklaruar edhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi.
Aktivistja serbe Natasha Kandiq thotë se janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë në zonat ku ka komanduar Deliq.
“Bozhidar Delliq ka qenë në zonën e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, Dragashit. Një numër i madh i krimeve kanë ndodhur në ato komuna. Janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë, janë gjetur mbetje mortore për më shumë se 450 të vrarë. Këto janë arsye të mjaftueshme që prokuroria të merret seriozisht dhe të ngritë aktakuzë, por asgjë nuk ndodh dhe nuk pritet”, kishte thënë Kandiq.
Delliq kishte qenë nga grupi i partisë së djathtë NADA. Me herët ka qenë anëtar i partisë radikale dhe i Partisë Progresive të Aleksandar Vuçiqit. /Telegrafi/
#Serb social media: #Vulin in Moscow – Was #Delic killed in #Moscow? pic.twitter.com/yvHDglybSr
— VIRUSSIA Documentary (@VirussiaNet) August 23, 2022