Florent Muslija ka vazhduar me formë fantastike në Bundesliga 2 me fanellën e Paderborn.
Mesfushori kosovar e ka nisur si gjithmonë titullar duelin me skuadrën e tij që po luan në udhëtim te Hertha Berlin.
Muslija u gjend bukur në zonë dhe me një goditje të saktë realizoi golin e vetëm deri tani për Paderborn.
Për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i gjashtë këtë edicion në Bundesliga 2, derisa ka bërë edhe një asistim.
Aktualisht kur po zhvillohet minuta e 80-të, Paderborn po pëson 3-1 në kryeqytet nga Hertha Berlin. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootballKosovo/status/1718240689924788299