Nëse me anë të ushtrimeve i ndërtoni muskujt e trupit tuaj, ndoshta nuk do të humbni shumë në peshë, mirëpo do të dukeni shumë më të ngjeshur, me bel më të hollë dhe ije të ngushta.
Të keni më tepër muskuj rrit edhe shpenzimet metabolike të organizmit, kështu që vazhdimisht do te harxhoni shumë kalori, madje edhe kur qëndroni ulur. Ushtrimet e rënda siç janë ato të ngritjes së peshave, janë mënyra më e mirë për t’i rritur muskujt.