Telegrafi

Muskujt e zgjeruar të Goretzkas nuk i përballon fanella – ylli i Bayernit shënoi, por i griset bluza

Bayern Munich është duke fituar 1-0 si mysafir i Lokomotivës së Moskës në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pas vetëm 13 minutash lojë në RZD Arena, Bavarezët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Leon Goretzka, derisa Benjamin Pavard ishte asistues.

Nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar për Goretzka, pasi fanella e tij i shqye në krah.

Anëtari i skuadrës gjerman që nga rikthimi i futbollit që ishte ndërprerë nga pandemia me coronavirus, ka befasuar të gjithë me fizikun e tij.

Efektet e muskujve të tij të zgjeruar u panë edhe sonte, pasi fanella e tij u gris në krah derisa po festonte golin. /Telegrafi/