Site icon Telegrafi

Musiala i vendos një kusht të vështirë Bayernit për rinovimin e kontratës – nëse nuk plotësohet do të largohet

Jamal Musiala është e ardhmja e Bayernit, por negociatat për kontratën e re janë pezulluar.

Mesfushori i talentuar gjerman është një nga futbollistët kryesorë të bavarezëve, megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë pas pezullimit të bisedimeve për kontratën e re.

E përditshmja gjermane Sport Bild ka sjell prapaskena të reja rreth bisedimeve mes palëve për kontratën e re të lojtarit.

Në fakt talenti gjerman i ka vendosur një kusht Bayernit për të rinovuar kontratën, kusht që është shumë i vështirë për tu plotësuar.

Lexo po ashtu Musiala pezullon bisedimet për rinovimin e kontratës me Bayernin - kjo është arsyeja

Gjithnjë sipas Bild, Musiala ka kërkuar një pagë prej 20 milionë eurove bruto në sezon në mënyrë që të jetë lojtari i dytë më i paguar në klub pas anglezit Harry Kane.

Përveç pagës së lartë, Musiala ka kërkuar një rol më të rëndësishëm në klub dhe Bayerni duhet t’i plotësojë këto dy kushte për tu ulur sërish në tavolinën e bisedimeve.

20-vjeçari aktualisht fiton vetëm 2,6 milionë euro neto në sezon, apo 11 milionë më pak se lojtari më i paguar te bavarezët Harry Kane.

Lexo po ashtu Zbulohet formacioni më i vlefshëm në botë, tri klube evropiane kanë nga tre lojtarë

Gjithsesi në rast se bavarezët nuk i plotësojnë këto kushte, atëherë Musiala do të kërkojë largimin nga Allianz Arena, ku top skuadrat evropiane po e përcjellin situatën e tij.

Real Madrid, Chelsea, Liverpool, Barcelona e Manchester United janë disa nga klubet e mëdha që duan shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version