Jamal Musiala ka vazhduar shkëlqimin me Bayernin këtë sezon, duke qenë vendimtar në fitoren 0-4 në udhëtim te Mainz në DFB Pokal.
Mesfushori ofensivë është në bisedime me klubin për vazhdimin e kontratës dhe pas ndeshjes ndaj Mainzit ku realizoi het-trik e ka pranuar një gjë të tillë.
“Po, mund ta imagjinojë qëndrimin këtu dhe kontratën e re. Jemi në bisedime. Unë jam i lumtur dhe po e shijoj kohën time te Bayerni”, deklaroi reprezentuesi gjerman.
Drejtuesit e Bayernit prej kohësh janë në bisedime me agjentët e lojtarit për një kontratë të re, pasi duan ta blindojnë atë deri në vitin 20230.
Reprezentuesi gjerman me kontratën e re pritet të kaloj edhe Harry Kane në listën e pagave, me anglezin që fiton 25 milionë euro bruto në sezon.
21-vjeçari në 11 ndeshje këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/