Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), qëllimin kryesor e ka që t’i ruaj komunat të cilat i drejton kjo komunë aktualisht.
Ai ka theksuar në emisionin “Debat D Plus”, se nuk besoj se partia e Mustafës do t’i ruaj komunat të cilat i ka aktualisht, duke shtuar se “nuk po sheh ndonjë entuziazëm të kandidati i LDK-së për Prishtinën”.
“PDK-ja e ka shumë të rëndësishme ta mbaj Prizrenin dhe ta rikthej Mitrovicën. Unë besoj se këto komuna i kanë në fokus. Gjithë fokusin e kanë në Mitrovicë. Derisa, Haradinaj qysh në ditët e para të fushatës, po dërgon mesazhe veçanërisht në komunat e Dukagjinit. Por, ka edhe koncentrim edhe në Suharekë dhe Rahovec, komuna të cilat i ka drejtuar dikur AAK”, ka shtuar Mushkolaj. /Telegrafi/