Telegrafi

Musaj letër falënderuese për Laçin

Pasi u prezantua ditën e djeshme si blerja më e re e Dritës, Drilon Musaj, ditën e sotme ka falënderuar nëpërmjet një statusi ekipin e Laçit.

Musaj ka falënderuar skuadrën shqiptare për dy vitet e mrekullueshme që ai ka kaluar në Laç, ai nuk la pa falenderuar edhe tifozët që e kanë përkrahur vazhdimisht në dy vitet ku ai i kaloi si laçian.

“Unë zyrtarisht do te vazhdoj karrierën time gjatë këtij viti tek KF Drita e Gjilanit. Kam kënaqësinë të jem pjesë e këtij klubi”.

“Do te jap maksimumin tim qe te zhvilloj loje te bukur në futbollin Kosovar, njëkohësisht te ju ofroj më të mirën tifozëve të klubit “Intelektualët”.

“Gjithashtu dua të falënderoj dhe klubin KF Laçin bashkelojtaret për lojërat që i kemi luajtur bashkë. Faleminderit tifozëve dhe presidentit Pashk Laska për përkrahjen e vazhdueshme plot dy vite”, shkruan Musaj në Facebook.