Telegrafi

Muriqi shpërthen në Turqi me dy gola

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar me formë të mirë në futbollin turk.

Muriqi e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen mes skuadrës së tij Rizespor dhe Eskisehirspor.

Prizrenasit i ka mjaftuar vetëm një minutë lojë për ta shënuar golin e parë në ndeshje.

Por Vedati nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 10-të arriti edhe golin e dytë personal në këtë takim.

Muriqi qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa skuadra e tij fitoi me rezultat të lartë 4-1.

Falë fitores së sotme, Rizespor vazhdon të mbetet lider në Ligën e Parë të Turqisë me 59 pikë dhe me është favoriti kryesor për tu inkuadruar në Superligë.

Me dy golat e shënuar sot, Muriqi ka arritur në kuotën e tetë golave në kampionat. /Telegrafi/