Telegrafi

Muriqi shënon për Genclerbirligin (Video)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur të shënojë gol për klubin e tij Genclerbirligi.

Ai ka shënuar si mysafir ku skuadra e tij triumfoi me rezultat minimal 2:1 kundër Karsspor-it.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për ndeshjen e parë të 1/16 të Kupës së Turqisë.

Muriqi u paraqit standard, u tregua energjikë dhe në minutën e 69-të shënoi për fitoren e Genclerbirligit.

Në fakt, Muriqi në periudhën e parë të lojës përkatësisht në minutën e 18-të u ndëshkua me karton të verdhë.

Genclerbirligi është shumë afër të tetës së finales pas kësaj fitoreje.

Për vendasit shënoi: Akinci (86’) ndërsa për mysafirët: Duruer (52’) dhe Muriqi (69’). /Telegrafi/