Telegrafi

Muriqi niset për Belgjikë, do ta kompletojë transferimin te Club Brugge

Vedat Muriqi është nisur për në Belgjikë, atje ku sulmuesi kosovar do të nënshkruajë për Club Brugge në elitën e futbollit belg.

Para nisjes nga Turqia, ai ka dhënë një intervistë për A Spor në gjuhën turke, ku ka konfirmuar shkuarjen e tij në Belgjikë.

Club Brugge do të paguajë 11 milionë euro për sulmuesin tonë te Lazio, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit.

“Është nder të jem aq shumë i kërkuar në një vend, të jesh futbollisti më i shtrenjtë në historinë e një klubi. Unë i zgjedh fjalët sepse ende nuk është zyrtare”, ka thënë fillimisht Muriqi.

Ai foli edhe për periudhën e kaluar te Mallorca, duke thënë se paraqitja e tij në Spanjë ishte shumë e mirë.

“Kam pasur një pjesë të dytë të mirë në Mallorca, paraqitja ime ishte e mirë. Kam pasur disa oferta, kështu që ne kërkuam kontratën më të përshtatshme”, ka thënë sulmuesi shtatlartë.

Në fund ai shtoi se do të luftojë si Vedat Muriqi ku do që do të luajë, ndërsa në faqen e tij në twitter i ka falënderuar tifozët e Mallorcas. /Telegrafi/