Mallorca ka shënuar fitore ndaj Alavesit në kuadër të javës së 33-të të La Ligas me rezultat 2-1.
Ndeshja fillimisht u hap në minutën e 11-të kur Abdon Prats i Mallorcas shënoi për 1-0.
Malloeca në minutën e katërt të lojës shtesë gjeti edhe golin ku vendimtar ishte Vedat Muriqit, i cili gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga brenda zonës për 2-0.
Vedat Muriqi shenon serish! pic.twitter.com/TtI3Z7mfop
— Shpejtim Kastrati (@shpejtimi) April 19, 2022
Ky është goli i katërt i Vedat Muriqit në La Liga me fanellën e Mallorcas, ndërsa ka shtuar edhe një asistim.
Në pjesën e dytë Alaves shënoi me Antonio Raillo që shënoi autogol për 2-1.
¡¡LOS 𝗧𝗥𝗘𝗦 𝗣𝗨𝗡𝗧𝗢𝗦 SE QUEDAN 𝗘𝗡 𝗖𝗔𝗦𝗔!! 🔥👺
GRACIAS, AFICIÓN ❤️#RCDMallorcaAlavés pic.twitter.com/DIJGZ6T7G4
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) April 19, 2022
Goli i Muriqit doli të jetë vendimtar për skuadrën që del nga zona e rënies.
Ai ishte lojtari më i vlerësuar i Mallorcas nga ‘sofascore’ me notën 7.3.
Mallorca ngjitet në vendin e 16-të me 32 pikë, duke lënë pas skuadra si Cadiz, Granda, Levante dhe Alaves. /Telegrafi/