Site icon Telegrafi

Muriqi lëndohet në Ligën e Kampionëve, do t’i mungojë disa ndeshje Lazios

Vedat Muriqi është paraqitur në nëntë minuta në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve ku Lazio triumfoi 3-1 ndaj Zenitit.

Megjithatë sulmuesi kosovar pësoi një lëndim në fundin e ndeshjes dhe kësisoj do të mbetet jashtë fushave për disa ditë.

Muriqi ka ndjerë shqetësime dhe ka pësuar një lëndim muskulor, lëndim që do 15 ditë për tu riaftësuar.

Me lëndimin e pësuar, sulmuesi prizrenas do t’i humbas tri ndeshje të Lazios, ku mungon ndaj Udineses dhe Spezias në kampionat dhe ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

27-vjeçari ka luajtur në tetë ndeshje këtë edicion për Lazion, katër në kampionat dhe katër të tjera në Ligën e Kampionëve.

Por përkundër 293 mintuave që ka pasur në dispozicion në të gjitha garat, prizrenasi ende nuk e ka shijuar golin e parë me fanellën e skuadrës italiane.

Gjithsesi tani vije ky lëndim që do ta mbajë atë për 15 ditë jashtë fushave, në momentin kur Muriqit i nevojitet më shumë se gjithçka fusha. /Telegrafi/

Exit mobile version