Vedat Muriqi është një prej lojtarëve më të përfolur gjatë muajve të fundit në shtetin turk.
Sulmuesi i Kosovës ka zgjuar interesimin e shumë klubeve duke përfshirë Toulouset dhe Fenerbahçes.
Francezët thuhet se kanë bërë ofertë zyrtare gjersa turqit kanë kontaktuar menaxherin e futbollistit tonë, Haluk Canatar.
Por, mediat turke gjatë mbrëmjes së kaluar kanë raportuar se 25-vjeçari ka kërkuar leje për largim nga zyrtarët e klubit.
Kështu konfirmuan gazetarët e emisionit sportiv, Beyaz Futbol, të cilët thirrën në burimet të afërta me lojtarin tonë.
Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka pasur shtatë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/