Kanë ardhur lajme të mira më në fund në kampin bardhekaltër të Lazios.
Sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi është rikuperuar nga lëndimi që kishte pësuar së fundmi në Ligën e Kampionëve ndaj Zenit St Petersburg.
Muriqi është stërvitur rregullisht me grupin ditën e enjte dhe duket se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Mediat italiane kanë raportuar se prizrenasi ka qenë mirë dhe në formë në stërvitjen e ditës së enjte nën urdhrat e trajnerit Inzaghi.
Gjithnjë sipas medieve italiane futbollisti nga Kosova ka lënë tanimë pas lëndimin dhe pritet të rikthehet në fushë këtë fundjavë.
Lazio do të jetë nikoqir i Napolit, në një ndeshje që pritet të luaj edhe sulmuesi kosovar.
26-vjeçari nuk e ka nisur aspak mirë aventurën italiane, pasi deri më tani ende nuk ka gjetur golin me fanellën e Lazios.
Reprezentuesi kosovar ka luajtur tetë ndeshje, katër në kampionat e katër në Ligën e Kampionëve por pa arritur të shënoj.
Gjithsesi në fundjavë ndaj Napolit, Muriqi shpreson të ketë minuta dhe ta gjej golin e parë me fanellën e Lazios. /Telegrafi/