Lazio ka arritur të largohet me një pikë nga udhëtimi në Torino 1-1.
Skuadra nga kryeqyteti italian e pa vetën duke humbur deri në minutat e fundit, por i është falur sulmuesit nga Kosova, Vedat Muriqi.
Reprezentuesi kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të, derisa 10 minuta më vonë ka fituar një penallti.
90' | #TorinoLazio 1-0
Calcio di rigore a nostro favore per un fallo su @MuriqiVedat #SerieATIM#CMonEagles 🦅— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 23, 2021
Golin e barazimit për Lazion e ka shënuar kapiteni i tyre, Ciro Immobile.
Muriqi pranoi një top në zonë dhe ishte gati të godiste, por u pengua nga Cristian Ansaldi i cili shkaktoi penallti.
Ishte një paraqitje shumë e mirë nga Muriqi, i cili kësaj radhe arriti ta shpëtoj skuadrën e tij nga humbja.
79' | #TorinoLazio 1-0
Ultimo cambio per noi: @MuriqiVedat rileva dal campo @JDAkpa #SerieATIM#CMonEagles 🦅— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 23, 2021
Lazio pas pesë xhirove ka grumbulluar tetë pikë dhe zë vendin e shtatë në Serie A, derisa javën e ardhshme përballet me Romën në derbin lokal. /Telegrafi/