Sulmuesi i RCD Mallorca, Vedat Muriqi, i ka befasuar të gjithë pas fitores ndaj Atlético Madrid, duke dhënë intervistën në gjuhën spanjolle, gjë që i ka befasuar gazetarët.
Sulmuesi nga Kosova, iu drejtua shtypit me të njëjtën qetësi me të cilën shënon gola dhe deklaroi se ndihet i lumtur në ishull.
“Më duan këtu dhe unë e dua klubin. E dija që në Mallorca kisha shansin tim të fundit për të pasur sukses”.
“Unë nuk kam bërë asgjë për të qenë idhull, por dua të jem në mesin e sulmuesve të mëdhenj të klubit si Etoó apo Guiza në të ardhmen”.
“Unë e dua Ligën Spanjolle për taktikat dhe teknikën e saj dhe shpresoj që ta përfundoj karrierën time këtu”, nënvizoi ai.
⚽⚽⚽⚽
⚽⚽⚽⚽👺 ¡Un 𝘿𝙀𝙈𝙊𝙉𝙄𝙊 𝙂𝙊𝙇𝙀𝘼𝘿𝙊𝙍 brilla en el @RCD_Mallorca!
💫 @MuriqiVedat 💫#RCDMallorcaAtleti #LaLigaSantander #LeyDeporteParaTodos pic.twitter.com/13HD3jCQRu
— LALIGA (@LaLiga) November 9, 2022
Sulmuesi Mallorcan që shënoi sërish u ndal edhe tek ndeshja, duke thënë se e dinte që ishte e vështirë.
“Mendoj se kemi bërë një lojë të shkëlqyer. E dinim që do të ishte e vështirë, por u mbrojtëm mirë, sikurse vitin e kaluar. Kishim pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen por dolëm mirë”, përfundoi sulmuesi kosovar.
Në fund gazetari i dha komplimente Vedat Muriqit për spanjishten e tij, pasi të gjithë intervistën e dha në gjuhën spanjolle. /Telegrafi/
https://twitter.com/dardanianfan/status/1590474530937786369