Vedat Muriqi sot pritet të zyrtarizohet si futbollist i Lazios.
Sulmuesi kosovar gjatë ditës së diel ka udhëtuar drejt kryeqytetit italian Romës.
Lazio dhe Fenerbahce kanë arritur marrëveshje për transferimin e kosovarit për 18 milionë euro plus dy të tjera në formë bonusesh.
Muriqi ka arritur tanimë në klinikën Paideia për t’i nënshtruar testeve mjekësore.
🏥 @MuriqiVedat è arrivato in @ClinicaPaideia pic.twitter.com/kiqqWsqQok
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 14, 2020
Prizrenasi do t’i kryej testet mjekësore para zyrtarizimit si futbollist i ri i Lazios.
Kujtojmë që reprezentuesi kosovar ka arritur marrëveshje për një kontratë katër vjeçare me Lazion nga e cila do të fitojë mbi dy milionë euro pagë vjetore. /Telegrafi/
👋 @MuriqiVedat pic.twitter.com/RLfdFgXMUH
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 13, 2020