Site icon Telegrafi

Murgu tajlandez zbulon sekretin e Leicesterit

Sekreti i Leicesterit të Ranierit? Nuk është as Mahrez dhe as Vardy, por fati pozitiv i pronarit të klubit, Vichai Srivaddhanaprabha.

Është një murg tajlandez ai që bën këtë deklaratë. Ky i fundit, i njohur si Phra Prommangka Lachan, para vetëm pak kohësh, i ftuar nga pronari i ekipit të “Dhelprave” ka udhëtuar për të bekuar “King Power Stadium” të Leicester.

“Nuk ka të bëjë aspak me magjinë. Janë veprat e mira të Vichai, që do ta ndihmojnë ekipin për të fituar përfundimisht Premier League”, deklaroi murgu tajlandez, transmeton TeleSport.

Sipas murgut tajlandez, janë veprat e mira të pronarit, ato që do të çojnë Leicester drejt fitimit të titullit. Në lidhje me deklaratën e murgut tajlandez nuk do të mbetet i kënaqur trajneri Claudio Ranieri, i cili mbi punën e vështirë dhe lodhjen në stërvitje po ndërton mrekullinë e tij.

Gjithsesi, Phra Prommangka Lachan është i bindur se: “Veprat e mira të Vichai (emri i pronarit të Leicester) e kanë ndihmuar që të marrë mbështetjen e tifozëve nga e gjithë bota. Fati pozitiv, si shpërblim i veprave të mira do të jetë një faktor vendimtar për përvetësimin e titullit kampion”.

Exit mobile version