Para 18 muajsh kur ndodhën vërshimet e vitit të kaluar u dëmtuan muret anësore të lumit në Tunelin e Parë në Mitrovicë.
Pas shumë ankesave të banorëve të zonës tashmë kanë filluar punimet për rregullimin e mureve anësore, shkruan Telegrafi.
Kompania ”Ilea Group” tashmë ka dalur në terren dhe ka filluar punimet.
Kryetari i kësaj lagjeje, Arsim Musa, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kishin dërguar shumë ankesa e peticione drejtuar Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Musa ka thënë se shpresojnë që punimet të përfundojnë ashtu siç janë paraparë në kontratën e nënshkruar.
“Mbesim me shpresë që punimet të përfundojnë ashtu siç janë paraparë në kontratën e nënshkruar mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe operatorëve ekonomik”, ka thënë Arsim Musa, kryetar i lagjës së Tunelit të Parë. /Telegrafi/