Telegrafi

Murdoch: Google, lider i piraterisë

Në llogarinë e tij në mikro-blogun më të famshëm në internet, Murdoch nuk rezervohet për asgjë, ndërsa në mesin e postimeve interesante që ai i ka bërë deri më tani ka qenë edhe ai në të cilin flet për dështimin e ish-rrjetit të tij social, MySpace.

Mirëpo, ky nuk është postimi i tij i vetëm që ka ngjallur interes, pasi që sot Murdoch ka treguar haptazi që është përkrahes i SOPA, ndërsa gjigantin e kërkimeve në internet, Google, ai e ka cilësuar si lider të piraterisë online.

“Lider i piratëve është Google, e cila lëshon filma falas, dhe fiton nga reklamat që i integron aty. E kuptueshme pse Google shpenzon milionat për lobim” thuhet në postimin e tij të fundit në Twitter.

Është e qartë se mesazhi i Murdoch ka qenë i drejtuar tek faqja YouTube, e cila kohë pas pas merr shumë kritika për përmbajtjen e saj, edhe pse Google është munduar që të fus shumë filterë të cilët nuk marrin përmbajtje të pa-autorizuar në faqe. / Telegrafi /