Site icon Telegrafi

Munishi thotë se Messi nuk i afrohet te thembra Maradonës, Tovërlani tregon pikën e dobët të Argjentinës

Emisioni “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, ka vazhduar edhe sot ku të pranishëm ishin Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Tovërlani, tre trajner të njohur të futbollit tonë.

Treshja e njohur do të jenë analistët e Kampionatit Botëror Katar 2022 në RTV Dukagjini.

Munishi dhe Tovërlani e kanë komentuar ndeshjen Argjentinë – Arabinë Saudite, ku argjentinasit pësuan humbje.

“Nëse kish me qenë Maradona gjallë, i kish mposht me Expresso. Messi nuk i afrohet Maradonës as deri te thembra”, ka thënë Munishi.

Në anën tjetër trajneri i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani,  ka folur për problemin që ka Argjentina.

“Dy qendërmbrojtësit Romero dhe Otamendi nuk janë në nivelin e duhur. Këto janë nivele shumë të larta dhe kundërshtari është në gjendje të të dënojë”, deklaroi ai.

Kjo është vetëm nata e katërt e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës. /Telegrafi/

Exit mobile version