Në emisionin Dueli Botëror që transmetohet në RTV Dukagjini, Ismet Munishi e ka përfshirë Senegalin në listën e favoritëve në Kampionatin e sivjetmë Botëror.
Përfaqësuesja afrikane fitoi me rezultat 2-1 kundër Polonisë në ndeshjen e parë në Grupin H duke arkëtuar tri pikë të plota dhe ndan pozitën e parë në tabelën e këtij grupi së bashku me Japoninë që fitoi ndaj Kolumbisë.
Trajneri i njohur ka thënë se Polonia nuk është skuadër e dobët, porse Senegali bëri lojë shumë të mirë. Madje, sipas tij, kjo kombëtare me lojën që tregoi të martën, është më e mirë se Gjermania, Anglia dhe Franca, ndërsa është në të njëjtin nivel me Spanjën, Kroacinë dhe Belgjikën.
https://www.youtube.com/watch?v=0SREj2NUAVM&feature=youtu.be
Në kuadër të ditës së gjashtë të Kampionatit Botëror, panelistët në emisionin Dueli Botëror që transmetohet në RTV Dukagjini, i kanë dhënë opinionet e tyre për ndeshjet e zhvilluara ditën martë në fazën grupore të turneut më të madh botëror të futbollit.
Mysafirë të emisionit të të martës ishin:
Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Ismet Munishi (trajner/analist)
Alba Morina (gazetare)
Dardan Islami (publicist)
Fisnik Ademi (aktor)
Emisioni Dueli Botëror transmetohet në RTV Dukagjini çdo ditë nga ora 22:30 dhe i kushtohet Kampionatit Botëror, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/
https://youtu.be/BEp0WaI2HZI