Site icon Telegrafi

Munishi reagon ndaj Abedin Januzajt: Nëse djali im bëhet futbollist do të luajë vetëm për Kosovën dhe do t’i festojë golat me shqiponjë

Njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë, Ismet Munishi ka reaguar ndaj deklaratave të Abedin Januzajt, babait të Adnanit.

Abedin Januzaj e kishte përmendur Ismet Munishin dhe Bylbyl Sokolin në një intervistë për TV Lajm.

Ndër tjera Januzaj kishte thënë se Munishi e Sokoli janë të pa përgjegjshëm dhe se ai është më patriot.

Ndërkohë nuk ka vonuar dhe ka ardhur reagimi i Ismet Munishit.\

Lexo po ashtu Flet Abedin Januzaj: Shqipëria nuk i bëri ftesë kurrë Adnanit, Sokoli dhe Munishi nuk janë më patriotë se unë

Trajneri kampion në futbollin e Kosovës me një karrierë të pasur si futbollist i është kundërpërgjigjur Abedinit.

“Muj me qenë i papërgjegjshëm por jam shumë krenar që jam shqiptar”.

“Nëse djali im Diego bëhet futbollist do të luajë vetëm për Kosovën, dhe çdo gol që do ta shënoj do ta festojë me Shqiponje”, deklaroi Munishi për Telegrafin.

Kujtojmë që Munishi ka pasur një karrierë të pasur si futbollist pasi ka luajtur për skuadra të njohura në Evropë.

43-vjeçari ka luajtur në kampionate të respektuara si Ukrainë, Slloveni e Turqi, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version