Trajneri dhe analisti, Ismet Munishi, mendon se nuk duhej akorduar penalltia e Nigerisë në ndeshjen kundër Argjentinës.
Albicelestët fituan me rezultat 2-1 dhe në këtë mënyrë siguruan pjesëmarrjen në 1/8 e finales të Kampionatit Botëror.
Mascherano challenge gives Nigeria a chance and Moses converts it so easily..really top player should learn how to control their nerve!!#Moses #NGAARG pic.twitter.com/sVxuJt09IC
— kali (@ADuglaybung) June 26, 2018
Mirëpo, pas avantazhit përmes golit të Lionel Messit, u akordua penallti në favor të kombëtares afrikane, pasi Javier Mascherano e kapi në zonë një lojtar kundërshtar.
Victor Moses u tregua i saktë në atë moment nga pika e bardhë duke e barazuar rezultatin, i cili po të mbetej i tillë (po të mos shënonte Marcos Rojo në minutën e 86-të), do të kualifikohej Nigeria.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Dueli Botërorit në RTV Dukagjini, Munishi ka thënë se kapje të atij lloji ka vazhdimisht në fubtoll dhe ajo penallti nuk duhej akorduar, duke qenë se topi nuk shkonte në drejtim të lojtarit.
https://twitter.com/Footy_Matrix/status/1011688452075806721
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Dueli Botërorit në RTV Dukagjini, Munishi ka thënë se kapje të atij lloji ka vazhdimisht në futboll dhe ajo penallti nuk duhej akorduar.
Ndryshe, në 1/8 e finales, Argjentina ka një përballje të vështirë, pasi do të luajë kundër Francës.
https://youtu.be/Mg1jly7Qx7c?t=2688
Dueli Botërorit është emision që transmetohet çdo ditë në RTV Dukagjini me fillim nga ora 22:30. Prezantues të emisionit janë Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/