Site icon Telegrafi

Munishi largohet nga Besa e Pejës

Ismet Munishi më nuk është trajner i Besës së Pejës.

Trajneri i mirënjohur kosovar është larguar nga klubi i famshëm vetëm pas disa muajve qëndrim.

Munishi e ka konfirmuar ndarjen me Besën e Pejës nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ish-trajneri i Vushtrrisë, Dritës, Feronikelit e Hajvalisë ka thënë se ndarja me Besën është për disa arsyeje personale.

“Për arsyeje personale më nuk jam trajner i klubit të madh Besa”.

“Besoj që kryesia, stafi dhe lojtarët të kenë suksese dhe të kenë besë sikurse e ka emrin klubi. Besa besë, shumë suksese”, shkroi Munishi.

Munishi e drejtoi Besën në tri ndeshjet e para në Ligën e Parë duke marrë dy fitore dhe një barazim. /Telegrafi/

Exit mobile version