Telegrafi

Munishi: Kosova humb me mospjesëmarrjen e Hajvalisë në Ligën e Evropës

Trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi, ka reaguar për vendimin e UEFA-s që vetëm dy ekipe të marrin pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë.

Ai ka mbetur i befasuar me vendimin se vetëm kampioni i Superligës dhe fituesi i Kupës do të marrin pjesë në këto kualifikime. Feronikeli do të luajë në kualifikimet për “Champions” ndërsa fituesi i Kupës për Europa Ligë.

Munishi ka thënë që ekipi që e paraqet më së miri futbollin kosovar nuk do të marrë pjesë në këto gara evropiane.

“Nuk e kam pritur një vendim të tillë, pasi jemi pranuar me të drejta të plota. Ne si klub do të punojmë edhe më tepër dhe nuk do të ndalemi. Kemi përballuar shumë dhe do ta përballojmë edhe këtë. Më vjen keq për futbollistët e mi”, ka thënë Munishi në një prononcim për portalin Koha.net.

“Ekipi që e kishte paraqit më së miri futbollin kosovar nuk po shkon, ka humb shumë edhe Kosova”, ka thënë Munishi.