Trajneri Ismet Munishi nuk ka kursyer lavdatat për qendërmbrojtësin e Kroacisë, Josko Gvardiol.
I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, në RTV Dukagjini, ai tha se mbrojtësi i ri kroat do të bëhet lojtar i madh.
“Lojtari i dytë më i mirë te Kroacia ishte Josko Gvardiol, i cili është vetëm 20 vjeçar. Për mendimin tim do të bëhet superlojtar dhe do t’i mbërrijë majat”.
“Te Kroacia lojtari i ndeshjes ishte Luka Modric, i cili është 37 vjeçar. Para gjashtë muajve e fitoi Ligën e Kampionëve dhe luan në Real Madrid, në klubin më të madh në botë”, deklaroi Munishi.
Kjo është nata e 13-të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.