Site icon Telegrafi

Munishi e merr përgjegjësinë për skandalin: Lojtarët të jenë të qetë

Ismet Munishi është trajneri, i cili ditëve të fundit është përfshirë në një skandal, ku dyshohet për kurdisje të ndeshjeve.

Pas publikimit të një videoje në media, trajneri i Dritës është suspenduar. Por ai ka thënë se sipas të gjitha gjasave më nuk do të kthehet te Drita.

Lexo po ashtu Zyrtare: Drita suspendon Ismet Munishi (Foto)

“Pavarësisht që nuk jam pjesë e Dritës, për mua është me rëndësi që deri në fund të sezonit të kenë rezultatet të mira”.

“Në momentin që unë jam larguar e kam marrë përgjegjësinë 100 për qind, edhe pse kjo ka ndikuar në futbollistët e mi”.

“Më ka ardhur keq nga futbollistët dhe tifozët, pasi unë kam qenë i involvuar aty dhe kjo ka ndikuar”, ka thënë Munishi në emisionin Sports Show të Klan Kosovës.

Lexo po ashtu Skandal në futbollin kosovar, trajneri dhe gjyqtarët flasin për kurdisje të ndeshjes (Video)
Exit mobile version