Pas video-skandalit të Bajram Gashit, Edmond Zeqirit, Ismet Munishit dhe Ali Ajetit, FFK kishte vendosur të pezullonte Gashin dhe Munishin nga aktivitetet zyrtare të organizuara nga FFK.
Përpos tyre, FFK ka pezulluar edhe Edmond Zeqiri, asistent i gjyqtarit dhe Ali Ajetin, delegat, që ishin të përfshirë në skandal.
FFK ka pezulluar edhe disa futbollistë të Besës nga Peja për dyshime për trukim me ndeshjen e Trepçës si vendas, transmeton lajmi.net.
Më poshtë është njoftimi i FFK-së:
Deri në kompletimin e provave (grumbullimin e lëndës) mbetën nën masën e shqiptuar disiplinore të
PEZULLIMIT
Pa të drejtë loje dhe kryerjes së detyrave zyrtare në klubet e tyre për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës lojtarët, zyrtarët dhe gjyqtarët e poshtëshënuar;
1. ARBEN BEQIRI; lojtar i klubit të futbollit “Besa“ nga Peja me numër të Librezës sportive; 1/1647 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12 (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë).
2.FATMIR REXHA; lojtar i klubit të futbollit “Besa“ nga Peja me numër të librezës sportive 871/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16 (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë).
3.VIGAN GUTIQ; lojtar i klubit të futbollit “Besa“ nga Peja me numër të librezës sportive 702/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2; (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
4.BAJRAM GASHI; gjyqtar futbolli; (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
5.EDMOND ZEQIRI; asistent për referim (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
6.ALI AJETI; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare të organizuara nga ana e FFK-së (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
7.ISMET MUNISHI; trajner futbolli i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër; 151 (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)