Site icon Telegrafi

Munishi i drejtohet Abedinit: Marre duhet me të ardhur si e ke edukuar djalin, nëse djali im kishte folur ashtu isha distancuar

Ka shpërthyer debati në Duelin Botëror në RTV Dukagjini për çështjen Januzaj.

Pas deklaratave të babait të Adnan Januzajt, Abedinit ka ardhur reagimi nga Ismet Munishi e Bylbyl Sokoli.

Ish-futbollisti i famshëm që ka bërë karrierë edhe në Ligën e Kampionëve ka reaguar ashpër ndaj Abedin Januzajt.

Ndër tjera Munishi ka thënë se Abedinit duhet t’i vijë marre për fjalët e tij dhe se si e ka edukuar djalin.

“Këta le të na tregojnë se janë patriota, djali i tij ai është i ri lojtar i ri i mirë, le të na tregojë se është patriot, e jo ky me deklaratë. Mohimi i kombit nuk është i mirë. Nuk njoh gjerman ose afrikan që ka mohuar identitetin e vet”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dueli Botërorit

“Unë e kam përjetuar rëndë atë deklaratë dhe nuk më ka ardhur mirë, kam pasur dyshime për të si karakter, jo si futbollist. Ne kemi arritur qëllimin me vet faktin që ky po lajmërohet dhe tash po i djeg, kanë gabuar”.

“Unë e kam arritur qëllimin si njeri i futbollit si sportist dhe ish futbollist t’i tregoj atij se kur unë kam luajtur në Ligën e Kampionëve ai ende letrat në Belgjikë si ka pasur, në azil ka qenë”.

“Unë sot e kam lutur Fidanin sepse është jo korrekte. Unë kam dashur të diskutojmë ne këtu me të, por ai nuk është i gatshëm të ballafaqohet në pjesën e debatit”.

“Unë e di se ne nuk mund t’i pengojmë Adnanit, sepse pak të kisha dijeni se po i pengoj, nuk do të kisha deklaruar, por mund t’i pengoj shumë shqiptarëve nëse nuk do të kisha deklaruar këtu”.

“Sepse dikujt i duken të parëndësishme, por të rëndësishme janë këto për ne sepse kemi vuajtur me qindra vite”, deklaroi Munishi në Duelin Botëror.

“Është me t’u dhimbur ai. Ai me zor s’mund të na bëj ta duam dikë. Si po i duam ata tjerë, ata djem të Kosovës. Le të na bëjë të e duam, unë do t’i kërkojë falje i pari. Le të na bëjë të ndihemi shqiptarë. Jo i ka thënë belg, sepse gazetari ishte anglez… çka është kjo? Si ndërrohet nacionaliteti si hallvë?”

https://www.youtube.com/watch?v=3AQyZ0oAyPE

“Del na shet patriotizëm si në Shqipëri që kam thënë. Ne kosovarët i kemi dhënë provat për patriotizëm për çdo gjë. Duke na rrahur, duke na prerë, duke na thyer shtyllat, trajnerët duke i arrestuar, gaz lotsjellës dhe të gjitha këto vështirësi dhe ai çohet qysh e tek…”

“Marre duhet me i ardhur atij, marre duhet me i ardhur qysh e ka edukuar djalin e vet. Djali jem me dalë me fol ashtu, unë isha distancuar prej djalit tim. Është e papranueshme”, përfundoi Munishi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=RffXbqrruN8

Exit mobile version